Gani Dreshaj është deputeti më i votuar në Istog nga koalicioni AAK-PSD. Biznesmeni nga Istogu që ishte deputet edhe në legjislacionin e kaluar e ka uruar Albin Kurtin për triumfin në zgjedhje.
Dreshaj ka thënë se nuk ka ende informacione nga terreni nëse ka siguruar votat për të qenë përsëri deputet, por që ka thënë se do të jetë transparent për këtë.
“Të dashur qytetarë
Faleminderit për secilën votë që e keni dhënë për mua dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndihem i nderuar që më keni nxjerrur si kandidatin me më shumë vota në Istog nga koalicioni AAK-PSD.
E diela ishte ditë e mirë për demokracinë në Kosovë pasi që u zhvilluan zgjedhje tejet fer e tejet korrekte.
E diela ishte ditë e mirë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje. Dua ta uroj Albin Kurtin për suksesin e arritur dhe i dëshiroj realizim planesh të mira për Kosovën, për popullin dhe për të ardhmen e vendit.
Ndjej obligim ta uroj edhe kushëririn tim, Florim Dreshaj, një djalë tejet punëtor e i zellshëm që ka merita të mëdha në rritjen e Vetëvendosjes në Istog.
Sa i përket kandidaturës time për deputet, dua të iu njoftoj se nuk kemi ende rezultate të sakta nga terreni dhe sapo të njoftohem, do të ndaj me ju çështjen nëse do te jem apo jo deputet.
Uroj që Istogu të ketë në këtë legjislacion edhe numër më të madh të deputetëve dhe qyteti jonë të ketë shumë zëra përfaqësues” shkruan Gani Dreshaj në njoftim./Indeksonline/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...