Google ADS

Gani Dreshaj: Aleanca është unike

15:15 | 23 Qershor 2018
V. S.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj e ka uruar rizgjedhjen e Ramush Haradinaj si kryetar i partisë.

Me një postim në Facebook, Dreshaj ka thënë se rizgjedhja e Haradinajt kryetar është konfirmim se AAK beson fuqishëm në projektin e tij.

Postimi i plotë:

“Urime rizgjedhja kryetar edhe për një mandat të ri Ramush Haradinaj.

Rrugëtimi yt politik në Aleancë ka shumë të përbashkëta me rrugëtimin e Kosovës.

Rizgjedhja jote është një konfirmim se Aleanca është unike dhe beson fuqishëm në ty.

Puna jote në qeveri, në projektin që ende s’i ka bërë një vit do ta forcojë partinë, Kosovën dhe përspektivën evropiane.

Jam i bindur se Kosova me ty kryeministër do të ketë ditë mira.

Shëndet e sukese kryetar Haradinaj”, shkruan Gani Dreshaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme