Qasja e “mosllogaritjes” në votat e Listës Serbe po shihet si gabim në start i Vjosa Osmanit, si pretendente për presidente të Kosovës.
Kjo pasi presidenti duhet të jetë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nacionalitetit.
Analisti, Bekim Kabashi, thotë se presidenti i Kosovës e ka obligim kushtetues të jetë përfaqësues i unitetit të popullit.
“Rrjedhimisht edhe në momentin e zgjedhjes së tij do të duhet të provohet që të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kuvend, edhe jashtë votave të nevojshme. Në rastin konkret, për të ardhur deri te zgjedhja e zonjës Osmani për presidente të vendit, përveç votave të deputetëve shqiptarë, do të duhet të provohet të merret mbështetja e të gjithë deputetëve minoritarë, duke përfshirë edhe ata të Listës Serbe”.
Mos bashkëpunimi i deri tashëm i Kurtit e Osmanit më Listën Serbe, rrezikon që deputetët e kësaj partie mos të mbështesin zonjën Osmani për Presidente, thotë Kabashi.
“Tani ajo çfarë ka mbetur, është që vetë zonja Osmani të diskutojë me ta, duke i garantuar se zgjedhja e saj në pozitën e të parës së shtetit, do të jetë në të mirë edhe të komunitetit serb, pasi ajo do të respektojë dhe do të çojë përpara obligimet kushtetuese”.
Se Osmani si pretendente për këtë post e ka obligim që mos të ndjek rrugën e Kurtit e thotë edhe analisti tjetër, Fatmir Sheholli.
“ Vjosa Osmani duhet të jetë bashkëpunuese me të gjithë 120 deputetët e Kuvendit pa përjashtim. Si pretendente për presidente duhet të jetë shembull unifikimi”, vlerëson Sheholli.
Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës./V.Selimi/arbresh.info/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani