Gabimi i Adem Mikolovcit me mbylljen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk mund ta ndihmoj në asnjë mënyrë koalicionin PAN.
Kështu thotë politologu Donik Sallova, sipas të cilit “lapsusi” i Mikollovcit nuk ka asnjë pasoj juridike.
“Seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të mbyllet pa i zgjedhur organet e Kuvendit. Sepse nuk ka dy seanca konstituive, por vetëm një. Pa i zgjedhur organet e Kuvendit, Kuvendi nuk bëhet funksional, pra nuk mund të thirret seance plenare normale, prandaj “lapsus lingua” i Adem Mikullovcit nuk ka pasoja juridike”, shprehet Sallova.
Sallova thotë se kjo seancë mund të jetë e prolonguehsme, por jo e pambyllshme.
“Madje edhe po ta kishte si qellim Adem Mikullovci mbylljen e seancës dhe këtë gjë ta vendoste në votim, dhe propozimi i tij të votohej, seanca nuk mund të mbyllet, sepse qëllimi i vetëm i kësaj seance është konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e organeve të veta. Praktikisht kjo seancë mund të jetë e prolongueshme, por është e pambyllshme!”, thotë ai./ Arbresh.info/
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...