Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, kanë ftuar Serbinë dhe Kosovën që të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme në mënyrë që të mundë të përparojnë në rrugën evropiane.
Në kumtesën e përbashkët në fund të samitit të mbajtur në Francë, ministrat kanë theksuar se pa normalizimin efikas e gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon, transmeton Koha.net.
Zyrtarët e këtyre shtatë vendeve kanë theksuar përkushtimin e tyre ndaj sigurisë, stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës evropiane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ata kanë theksuar edhe rëndësinë e përparimit të reformave të brendshme, sidomos në sundimin e ligjit, theksohet në komunikatën prej 25 faqesh që e ka publikuar Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
Takimi i ministrave të G7 është mbajtur në fund të javës së shkuar në rajonin francez të Bretagne.
Anëtarë të G7 janë Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kanadaja.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...