Google ADS

Futi ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19, kapet në flagrancë një person në Muçibabë

09:24 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës dje rreth orës 20:00, në fshatin Muçibabë, ka kapur në flagrancë një person, i cili me veturën e tij kishte futur ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19 dhe 24 ftohëse.

Ky veprim është cilësuar nga Prokurori Kujdestar si “kontrabandim me mallra”, raporton Arbresh.info.

Ky është njoftimi i plotë nga policia:

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MALLRA
PKK. Muçibabë 04.11.2020-20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar disa kutia me gjithsejtë 930 teste për Covid 19 dhe 21 copë ftohëse. Me vendim të prokurorit i është konfiskuar automjeti ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, është bërë konfiskimi i veturës me të cilën dyshohet se është bërë kontrabandimi dhe mallit të futur duke shmangur procedurat doganore.

Po ashtu, ndaj ngasësit të veturës është urdhëruar edhe ndalimi policor prej 48 orësh./Arbresh.info/

Të ngjashme