Google ADS

Futet në rendin e ditës ratifikimi i marrëveshjes me MCC-në

12:15 | 28 Korrik 2022
E.H

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, është futur në rend dite votimi për ratifikimin e Marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë.

Me mocionin e propozuar nga Komisioni për Ekonomi, u pajtuan të gjithë deputetët.

Në vazhdim të seancës kjo marrëveshje pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kanë firmosur mbrëmë në Kongresin amerikan, Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjellë vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme