Pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin COVID-19 në Komunën e Skenderajt, Shtabi Emergjent i Kryesuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në takimin e mbajtur me datë 12.04.2020, ka marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi”, ana e majtë e vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja” dhe Rr. “Man Hajdini”.
Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave kontakt të të infektuarve me COVID-19.
Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një herë bënë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë nga shtëpitë e tyre./arbresh.info/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...