Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orës 16:30 është rrëmbyer një grua në Fushë Kosovë.
Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga një mashkull dhe dy femra.
Polica ka bërë të ditur se me rastin është njoftuar prokurori dhe se njësitë policore janë duke e hetuar rastin.
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 22.11.2019 – 16:30. Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull SH/Shqiptar dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij femër Sh/Shqiptare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar veprën, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. /arbresh.info/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...