Dhjetëra fidane janë mbjell sot në Lagjen 028 në Fushë Kosovë nga vullnetarët e Let’s Do It.
Fidanet e mbjellura ishin dhuratë e Rrjetit “Kosovo CRS”, të cilët ndër të tjerash iu bashkuan aksionit të sotëm, në të cilin kontribuoi edhe komuniteti që jeton aty.
Nga një deponi e madhe e mbeturinave, e njëjta hapësirë publike tani u shndërrua në hapësirë të gjelbër, e cila mund të shfrytëzohet nga i gjithë komuniteti që jeton në atë lagje.
Aktivitetit të sotëm i parapriu një aksion disa ditor pastrimi në këtë lagje, i cili nisi në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom.
Ky aktivitet disa ditor pati për qëllim pastrimin e hapësirave publike në një lagje të banuar, si dhe ngritjen e vetëdijes së Komunitetit për rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësirave publike, afër të cilave jetojnë.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...