Google ADS

Fushë-Kosovë, nën kërcënimin e armës vidhen para në një pompë-derivatesh

10:35 | 1 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Një grabitje është kryer në orët e vona në Bresje të Fushë-Kosovës.

Dy persona të gjinisë mashkullore kanë raportuar se sa ishin në vëndin e punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka marr një shumë të parave, transmeton arbresh.info

Sipas këtyre personave i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Pejës-Bresje, Fushë Kosovë 31.10.2020 – 02:33. Dy viktima meshkuj Kos. kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave. Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme