Google ADS

Fushë Kosovë, burri rrah gruan, policia e liron

08:34 | 30 Mars 2020
Arbresh.info

Një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj mbrëmë në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka raportuar viktima, shkruan arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet gjithashtu se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar.

Ky i fundit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme