Google ADS

Fushë Kosovë: Arrestohen dy persona të dyshuar për tentim grabitjeje të armatosur

20:16 | 2 Mars 2022
KRG

Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market  në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës.

Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar: një revole e tipit TT, përcjell arbresh. info.

Personat e dyshuar :

-A.A,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-U.A,  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e   policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme