Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.
“ Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’”, njofton policia.
Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.
“Viktimat e rastit janë trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë dërguar në strehimore të sigurt”, bën të ditur policia.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua