Fushë Kosova, vendtakimi i radhës i deputetëve me qytetarë

06:56 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare vazhdon me organizimin e Ditëve te Kuvendit.

Gjatë takimeve publike nëpër qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.

Deputetët pjesëmarrës: Doruntinë Maloku-Kastrati – LDK, Flora Brovina – PDK, Fitore Pacolli – Dalipi – LVV, Ahmet Isufi – AAK, Shqipe Pantina – PSD dhe Haxhi Shala – Nisma. ​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme