Fushë Kosova ndriçohet me 12 mijë euro

15:38 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur të ndriçoj disa rrugë të qytetit.

11 rrugë të këtij qyteti së shpejti do të bëhen me ndriçim publik, shkruan Arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullavtiv të Prokurimit Publik thuhet se me ndriçim publik do të bëhet rrugët, Çajupi, Pandeli Sotiri, Amir Elmazi, Rilindasit, 2 Korriku, Fahri Fazliu ,Odhise Paskali në Fushë Kosovë

E për këtë komuna kishte planifikuar të shpenzonte afër 20 mijë euro ose saktësisht 18 mijë e 642 euro.

Pas hapjes së tenderit 6 kompani kishin aplikuar ndërsa fituese ka dalë kompania “ M.V.R.ELEKTROMONTUES” .

Kjo kompani kishte ofruar çmimin 12 mijë e 172 euro që është edhe çmimi më i ulët i ofruar.

Ndërsa çmimi më i lartë i tenderëve të përgjegjshëm është 15 mijë e 662 euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme