Sot në mesnatë përmbyllet fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 22 tetor.
Një ditë më parë në një konferencë për media, përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, ata të Prokurorisë si dhe Policisë theksuan se gjithçka është gati për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 22 tetor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se KQZ-ja ka arritur t’i përmbush objektivat e veta për organizimin e zgjedhjeve të 22 tetorit.
“KQZ edhe në këto zgjedhje është përkujdesur që personat që kanë kryer vepra penale të mos përfshihen në mbikëqyrjen e zgjedhjeve. KQZ ka emëruar edhe 18 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve”, tha Daka, duke kërkuar nga partitë politike, kandidatët për kryetar e asamblistë që t’i kontribuojnë mbarëvajtjes së qetë të procesit zgjedhor.
Zëvendësprokurorja e shtetit, Sevdije Morina, tha se Prokuroria e Shtetit në bazë të memorandumit me KQZ dhe institucionet e tjera për zgjedhjet lokale ka ndërmarrë disa veprime.
“Ka caktuar një koordinator në nivel të shteti dhe një zëvendës-koordinator. Një prokuror për ditën e zgjedhjeve. Ka caktuar 7 koordinatorë për rajonet e Kosovës. Prokurori i Shtetit ka caktuar 86 prokurorë për ditën e zgjedhjeve, të cilët kanë filluar punën që nga dita e parë e fushatës. Deri tani këta prokurorë kanë marrë informata se janë kryer 4 vepra penale që janë kryer gjatë fushatës”, tha Morina.
Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor sipas planifikimeve, me urdhër operativ do të angazhohen edhe një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme.
Ndryshe, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale.
Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare
Zgjedhjet e reja përveç angazhimit të shumë njerëzve, do ta kenë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre