Është duke u punuar fort që furnizimi me rrymë të stabilizohet, pas reduktimeve të ditës së sotme, ka thënë zyrtarja e KOSTT, Zana Bajrami-Rama
Për shkak të nevojës për balancim dhe ruajtje të sistemit energjetik, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizim, ka thënë për Klan Kosovën Zana Bajrami-Rama, nga KOSTT.
Kështu ajo ka arsyetuar mungesën e furnizimit me energji elektrike, duke theksuar se janë të angazhuar maksimalisht që sa më shpejt të stabilizohet gjendja në sistemin elektroenergjetik të vendit.
Më herët, Korporata Energjetike e Kosovës pati njoftuar se për shkak të disa problemeve është detyruar që në mëngjes të ndalë prodhimin në Bllokun B2, që shkaktoi mungesë të energjisë elektrike, e për pasojë edhe reduktime.
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’