Bujë të madhe në vend dhe jo vetëm bëri blerja e dronëve “Bayraktar” nga Turqia dy muaj më parë.
Mirëpo tash e tutje, furnizimi me armë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëhet në mënyrë sekrete.
Kjo u arrit përmes marrëveshjes së nënshkruar nga Kurti e Hovenier mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit, që po cilësohet si një nga më të rëndësishmet për Ministrinë e Mbrojtjes.
“Jo vetëm shkëmbim të informatave, por edhe blerjen të ndryshe, të sistemeve të ndryshme të armatimit, ku ka të dhëna konfidenciale që mund të ketë një shtet, pra është kruciale që të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit dhe rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve”, deklaroi ministri i këtij dikasteri, Ejup Maqedonci.
Ndonëse sasia dhe dislokimi i sistemeve të ndryshme të armatimit nuk do të dihet, sipas ekspertit të sigurisë, lloji i tyre do jetë publik.
“Se çfarë armatimi do te fut ne shërbim ushtria e Kosoves është çështje transparente, do te dihen. E rëndësishme është sasia, blerja apo dislokimi i tyre do te ketë sigurinë e tyre. Disa te dhëna tekniko-taktike ka pjese te caktuara qe duhet te mbahen sekrete. Mirëpo sa i përket llojit, do të jetë transparente”, deklaroi Fadil Kajtazi, njohës i sigurisë.
Përveç armëve, mes dy vendeve do të klasifikohen edhe informatat për sulmet kibernetike apo ndonjë çështje tjetër që prek sigurinë e vendit. /T7
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...