Më 29 nëntor pritet të rinisin bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Bisedimet në mes të partnerëve që janë ende pjesë e marrëveshjes – Iranit, Kinës, Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë – do të nisin pasditën e së hënës, ka thënë një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve, AFP.
Shtetet e Bashkuara janë tërhequr më 2018 nga kjo marrëveshje, mirëpo presidenti aktual amerikan, Joe Biden, është zotuar për t’u bërë pjesë e paktit sërish, nëse Irani e zbaton në tërësi marrëveshjen.
Për këtë arsye, një delegacion amerikan, i udhëhequr nga Rob Malley, i dërguari special i SHBA-së për Iranin, do të marrë pjesë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në takim.
Bisedimet do të rinisin pas pesë muajve të bllokadës, pasi Perëndimi ka pasur shqetësime se Irani është duke u avancuar në çështje bërthamore.
Gjashtë runde të bisedimeve që janë zhvilluar në Vjenë nga muaji prill, nuk kanë rezultuar me marrëveshje, dhe ato më pas janë ndalur në muajin qershor, pasi Irani ka zgjedhur presidentin e linjës së ashpër, Ebrahim Raisi.
Temat kyçe të diskutimit kanë të bëjnë me kërkesat e Teheranit për heqje të sanksioneve amerikane dhe mënyrës sesi Teherani mund të zbatojë plotësisht marrëveshjen.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 3 nëntor se Uashingtoni shpreson që Teherani është i gatshëm të negociojë dhe ka qëlim të mirë.
Zëdhënësi i këtij Departamenti, Ned Price, ka thënë se Uashingtoni ende beson se është e mundshme arritja e pajtueshmërisë për zbatim të marrëveshjes.
Udhëheqësi i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, ka thënë se SHBA-ja duhet të garantojë se nuk do të braktisë më marrëveshjen, në mënyrë që të kenë sukses bisedimet.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 parasheh heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor./tch
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...