Është kërkesa e palëkundur nga Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje po shihet edhe si trysni ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Por vendimi i këtij të fundit, karshi temës së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, nuk pritet ta vendos para një vendimi që të jap dorëheqje por do të forcoj edhe më shumë atë si politikan në Kosovë.
Të paktën kështu e shohin njohësit e çështjeve politike në vend deklarimin edhe një herë të Kurtit i cili kategorikisht po del të jetë kundër diskutimit të kësaj çështje në takimin e radhës në Bruksel, raporton arbresh.info.
Sipas Blerim Latifit, njohës i çështjeve politike, kundërshtimi i Kurtit për Asociacionin ka një alibi të fortë.
“Nuk mendoj se mund të flasim për një skenar të tillë, sepse nëse qeveria Kurti do të rrezohej për shkakun e refuzimit të Asociacionit, Kurti do t’i fitonte përsëri zgjedhjet dhe kështu çështja e Asociacionit vetëm sa do të bllokohej edhe më shumë. Kundërshtimi i Kurtit për Asociacionin ka një alibi të fortë, Kushtetutën e Kosovës, e cila mundëson të drejtën për një asociacion komunash pa fuqi ekzekutive. Por, serbët po duan një asociacion me kompetenca të një entiteti politik me tipare autonomiste. Nuk mendoj se në spektrin politik kosovar mund të gjendet një subjekt që e nënshkruan krijimin e një entiteti të tillë”, ka thënë Latifi për arbresh.info.
E krejt këtë komoditet të Kurtit karshi kësaj teme, sipas gazetarit Zekirja Shabani, Kryeministri e ka marr nga vendimi i Gjykatës Kushtetues.
“Formimi ose jo i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk duhet të jetë arsye e lëkundjeve në Qeverinë e Kosovës. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme dhe dialogu është mënyra e vetme e arritjes së një kompromisi për themelimin e tij. Nuk besoj se Kryeministri do t’i nënshtrohet çfarëdo presioni që lidhet me formimin e Asociacionit, pasi kjo është qartësuar tashmë me opinionin e Gjykatës Kushtetuese dhe ai ndihet komod në këtë pjesë edhe në raport me ndërkombëtarët”, ka thënë Shabani për arbresh.info.
Një kërkesë që në takimin e radhës, mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, temë kryesore të jetë çështja e Asociacionit erdhi nga pala serbe.
Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, çështja e parë që duhet të diskutohet është zbatimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Por kjo gjë po shihet të jetë e pamundur duke marr për bazë deklaratat e liderëve të Kosovës.
Kundërshtimin karshi kësaj dëshirë të serbëve e ka venë në pah edhe një herë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për BBC, Kurti ka deklaruar se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës, pavarësisht nëse do të jetë në opozitë apo në pushtet.
“…Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur”, ka deklaruar Kurti./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...