Fuqia e pasaportës së Kosovës në vëndin e 99 në nivel global

11:17 | 24 Janar 2023
E.H

Këto të dhëna janë publikuar në indeksin e pasaportave Henley, që bën rënditjën origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të vëndeve të ndryshme të botës.

Pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Japonisë, pasuar nga Singapori dhe Koreja e Jugut, kurse më e dobëta është ajo e Afganistanit, Irakut e Sirisë, raporton rtk.

Këto të dhëna janë publikuar në indeksin e pasaportave Henley, që bën rënditjën origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të vendeve të ndryshme të botës.

Kjo, duke u bazuar në numrin e destinacioneve në të cilat poseduesi i një pasaporte të një vendi, mund të hyjë pa pasur nevojë të marrë paraprakisht një vizë.

Sa u përket pasaportave të vëndeve të ish Jugosllavisë, pasaportat më të fuqishme janë ajo e Sllovenisë, në vendin e 11-të, kurse ajo e Kroacisë në vendin e 18-të në nivel global.

Tanimë këto dy shtete janë pjesë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në anën tjetër, sa u perket gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasaporta e Serbisë është e para në vendin e 37.

Pas këtij vendi, pasaporta më e fuqishme nga këto vende të rajonit, pasaporta e dytë me e fuqishme është ajo e Maqedonisë së Veriut në vendin e 46, Malit të Zi në vëndin e 46, Bosnje e Hercegovinës në vendin e 51, Shqipërisë në vëndin e 52, kurse e Kosovës është e fundit në vendin e 99.

Pasaporta e Serbisë në vendin e 37 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 137 vënde të botës.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 46 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 126 vënde të botës.

Pasaporta e Malit të Zi në vendin e 46 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 124 vënde të botës.

Pasaporta e Bosnje e Hercegovinës në vendin e 51 dhe poseduesi i saj ka qasje pë vizë në 118 vënde të botës.

Pasaporta e Shqipërisë në vendin e 52 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 115 vënde të botës.

Pasaporta e Kosovës në vendin e 99 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 41 vende të botës.

Për nga fuqia, pasaporta e Kosovës ndodhet para asaj të Libanit dhe prapa asaj të Sudanit.

Ajo e Shqipërisë, për nga fuqia e saj, ndodhet prapa asaj të Rusisë dhe para pasaportës së Gjeorgjisë.

Pasaporta e Serbisë për nga fuqia, ndodhët prapa pasaportës së Paraguait dhe prapa Perusë.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut ndodhët prapa asaj të Tuvalusë dhe para asaj të Malit të Zi.

Pasaporta e Malit të Zi për nga fuqia ndodhet prapa asaj të Maqedonisë së Veriut dhe para asaj të Kiribatit.

Pasaporta e Bosnje e Hercegovinës ndodhët prapa asaj të Ishujve Palau dhe pra asaj të Mikronezisë.

Radhitja bazohet në të dhëna ekskluzive të mbledhura nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme