U.d i drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga drejtori i divizionit për siguri publike kolonel Gazmend Hoxha si dhe drejtori i drejtorisë rajonale të policisë së Prishtinës kolonel Fehmi Hoti, bashkërisht me kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, u pritën në stacionin policor të Obiliqit nga komandanti i stacionit kapiten Sejdi Zeqiri, me ç’rast u bë inaugurimi i funksionalizimit të kamerave të sigurisë të vendosura në qytetin e Obiliqit.
Projekti i vendosjes dhe funksionalizimit të kamerave të sigurisë nga ana e komunës së Obiliqit padyshim që është një mbështetje dhe ndihmë e madhe për punën policore në terren dhe rrjedhimisht do të ketë impakt edhe në preventivën dhe rritjen e treguesve të zbulimit të veprave të ndryshme kriminale e kundërvajtëse, veçanërisht për faktin se të njëjtat do të monitorohen nga ana e policisë.
U.d i drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, përgjatë këtij takimi fokusoi diskutimin e tij në fushat që kryesisht lidhen me punët e përbashkëta, duke i dhënë një theks të veçantë dinamikës së zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend përkitazi me sigurinë.
Ai vlerësoi lartë koordinimi që kanë zyrtarët e këtyre dy institucioneve e ndërlidhur me këtë, forcimin e bashkëpunimit e cilësoi si lehtësim në aktivitetet e përbashkëta për të ardhmen.
Po ashtu ai theksoi se, me gjithë rolet e ndara, qëllimi është i përbashkët për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, në luftën kundrejt krimit dhe dukurive të tjera antisociale, për një komunë të qetë dhe të sigurt, e sidomos në një komunë si ajo e Obiliqit me specifika dhe karakteristika të veçanta.
Edhe kryetari i komunës Xhafer Gashi, elaboroi për specifikat e komunës së Obiliqit, natyrën e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohet komuna dhe fshatrat përreth, për rrjedhën e aktiviteteve si dhe shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur stacionin policor të Obiliqit edhe me projekte të tjera.
Takimi përfundoi me vlerësimin e lartë për kualitetin e bashkëpunimit të dyanshëm, bashkëpunim ky që gëzon respektin e të dyja palëve./arbresh.info/
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...