Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë mbledhjes e VI’të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian tha se Programi Kombëtar për Integrime Evropiane dhe agjenda e reformave për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.
Programi Kombëtar i Integrimeve Evropiane për periudhën 2024-2028 është miratuar në Qeveri më 2 prill të këtij viti të jemi në pritje të miratimit të Kuvendit.
Bislimi tha se ky program është dokumenti strategjik që përfaqëson spektrin e gjerë të reformave që i ndërmarrin vit pas viti në realizimin e marrëveshjes të Stabilizim-Asocimit.
“Këto reforma para se të na ndihmojmë në avancimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndihmojnë edhe arritjen dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit drejt një standardi më të lartë të jetesës dhe mbulojnë kështu të gjitha fushat e sektorit që mbulon puna e qeverisë.”, tha ai.
Ai tha se këtë vit kanë parashikuar 307 masa afatshkurta, nga të cilat 38 sosh janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare, 65 janë akte nënligjore dhe 201 janë masa zbatuese.
Ai tha se deri në raportimin e qershorit të zbatohen 59 prej këtyre masave.
Zëvendëskryeministri tha se disa nga masat pritet të realizohen brenda këtij viti, si Projektligji për prokurimin publik, Projektligji për bankat, Plani strategjik për doganat 2024-2027, Strategjia kundër narkotikëve, funksionalizimi i së paku 50 shërbimeve të reja në e-Kosova.
“Plani i Reformave të Kosovës në kuadër të Planit të ri të BE-së pë Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor është fokusuar në 4 fusha: qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, zhvillimi i sektorit privat, mjedisi afarist dhe kapitali njerezor”, tha Bislimi./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030