Turbullira nga Atlantiku ka filluar të depërtojë mbi Itali, e ditëve të fundjavës do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë të reshura shiu dhe erëra, derisa borë pritet të bie kryesisht në vise më të larta, e të dielën mbrëma vende-vende shi dhe borë.
3.02 – Mot kryesisht me vranësira dhe me erë. Kohë pas kohe me reshje shiu, që në mbrëmje pritet të jenë më intensive.
4.02 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.
5.02-6.02 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të martën mbrëma vranësirat do të shtohen, vende-vende priten edhe reshje shiu.
7.02 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
TABELA:
Kualiteti i ajrit në përmirësim e sipër.
Me kalimin e fushave të ulëta barike mbi rajon, do të fryjnë erëra më të fuqishme, që do të ndihmojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit, derisa vlerat ditore të AQI do të zbresin edhe në vlera të mira. Por ditën e hënë me rënien e intenzitetit të erërave, AQI do fillojë të rritet në vlera mesatare dhe të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë por do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 4C, e ato maksimale nga 6C deri në 12C.
Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme 6-10m/s, me hove deri në 17m/s.
Shtypja atmosferike të shtunën do të zbres thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht në rritje, sipas Prishtina Weather
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...