Fundjava në Kosovë: 159 aktakuza, 37 persona të ndaluar, 17 në paraburgim

15:12 | 2 Mars 2020
Arbresh Info

Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se vetëm gjatë fundjavës në Kosovë ka ngritur 159 aktakuza ndaj 190 personave, përcjellë arbresh.info.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se gjatë tre ditëve të fundit, 37 persona për vepra të ndryshme penale janë ndaluar për 48 orë heqje lirie.

Prishtinë, 29 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e pesëdhjetë e nëntë (159) aktakuza kundër njëqind e nëntëdhjetë (190) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prishtinë, 01 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve  të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë njëzet (20) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prishtinë, 02 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.”, thuhet në njoftimin e prokurorit të shtetit/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme