Në fundjavë mot jostabil, diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu me bubullima. Nga dita e diel rënie e temperaturave.
19.06.2020 – Pas motit më të ngrohtë dhe më stabil që mbretëroj ditën e sotme, në ditët e fundjavës, depërtimi i turbullirave nga Atlantiku me masa më të freskët ajrore, do të sjellin sërish kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ndërsa, temperaturat, nga dita e diel do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Ditëve të para të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende ka mundësi që reshjet të jenë më intensive, e ditën e martë të shoqëruara edhe me bubullima. Të mërkurën reshjet pritet të pushojnë.
20.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima.
21.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën dhe në mbrëmje kryesisht me vranësira, rrebeshe shiu dhe bubullima.
22.06 – Kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje shiu.
23.06 – Kryesisht vranët, herë herë me shi. Pasdite mundësi edhe për bubullima.
24.06 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 24C, të shtunën, në 20C deri 22C, nga dita e diel.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 4-10m/s, me hove deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e nga dita e martë me tendencë të rritjes mbi këto vlera.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA