Fundi i vitit sjell fluks të mërgimtarëve, rikthehen kolonat në pikat kufitare

20:28 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Fluksi i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet e fundvitit po krijon kolona të gjata edhe nëpër pikat kufitare.

Kësisoj sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jarinja arrijnë deri në një orë, shkruan lajmi.net.

Aty janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 500 metra.

E edhe në vendin ku sot ndodhi një përleshje fizike, në Merdare, pritjet shkojnë deri në një orë, ani pse aty kolonat nuk shkojnë më shumë se në 200 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare të Mutivodës dhe Vërmicës.

Aty qytetarëve për të hyrë në Kosovë po u duhet të presin 15, respektivisht 20 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme