Iftari i fundit për këtë vit po afrohet.
Benefitet e agjërimit janë të shumta, por rikthimi në rutinën e përditshme dhe ardhja e festës së Fitër Bajramit menjëherë pas një periudhe 30 ditëshe të privimit nga ushqimi mund ta rëndojë organizmin nëse nuk i kushtohet kujdes ushqimit.
Kështu thotë për Arbresh.info nutricionisti, Korab Hasani.
Hasani tregon si të adaptojmë trupin tonë me oraret e ushqimeve në mënyrë që të shmangim problemet shëndetësore.
“Secili trup e ka kohën e vet, ose orarin e vet, ne kur kemi agjëruar, dhe trupi jonë është mësuar që me pranu ushqim në ora 18:00 në ora 19:00 qysh ka qenë iftari ose në kohën e syfyrit, turpi hala është duke pritur që në atë kohë që ti me i jep ushqim, është një lloj inteligjence që trupi e fiton për përgatitje për tretje më efikase gjatë asaj kohe. Tash në momentin që na e kemi krye agjërimin, trupi prapë ka me prit që me ardh ushqimi në ora 19:00 , mirëpo na kemi me hëngër mëngjes në ora 09:00 të mëngjesit, 10:00 ose 07:00“, thotë ai.
Hasani sugjeron që të kemi një racionalizim të ushqimit, që në javën e parë të largohet pjesa e praktikës e të ngrënit shumë sikur në kohën iftarit.
“Çka duhet të kemi kujdes është që jo ne me hëngër një vakt shumë të rëndë, por gradualisht, sidomos java e parë që me kanë, trupi me shku tu u adaptu me ushqimet në orare të ndryshme. Jo në oraret që ne i kemi mësuar gjatë agjërimit, d.m.th. kjo është shumë me rëndësi, është shumë me rëndësi që këtë pjesën e praktikës që e kemi përdor për iftar me hëngër shumë, me hekë, me shku me një racionalizim të ushqimit, normal të mëngjesit, preferohet që me qenë sa më shumë me fibra ndërsa vakti kryesor duhet me qenë në ora 12:00 jo në ora 19:00 qysh ka qenë iftari. Por prapë se prapë t’i largohemi karbohidrateve të procesuara, një lloj i karbohidrateve të procesuara është buka e bardhë”, thotë Hasani.
Ndonëse është festë, Hasani preferoi që të mos abuzohet me ushqim, ku tavolina është e mbushur me ëmbëlsira e shumë ushqime të ndryshme tradicionale.
“Kemi pak tolerancë pasi që është festë dhe mundemi me bë pak cheating, pak mashtrim mirëpo, jo me abuzu, një maksimum dy ushqime jashtë rutinës ditore lejohet mirëpo jo me abuzu në mënyrën qysh ne abuzojmë sepse është e tepërt”, shtoi ai.
Ai tha se praktika e ngrënies së bakllavës me mëngjes para vaktit të ushqimit është gabim.
Kjo formë e të ushqyerjes qon më pas edhe në uljen e tensionit, marrjen e gjumit.
“Turpi nuk është lukthi, në këtë rast nuk është i mësuar që me pranu aq shumë ushqim në këtë kohë dhe çka ndodh, pjesa më e madhe e qarkullimit të gjakut ka me u koncentru në lukth, ka me u koncentru se qysh me e tretë qata, në qatë moment truri ka me mbet me ma pak furnizim të gjakut, enët e gjakut në pjesët e tjera në pjesë të trupit kanë me mbet me ma pak furnzim të gjakut dhe në këtë mënyrë ndodh që neve na bien tensioni.”, përfundoi Hasani.
Ndryshe, nesër (10 prill), besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit duke përmbyllur kështu 30 ditë agjërim , lutje e sakrificë në muajin e shenjtë të Ramazanit./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...