Google ADS

“Fuçi baruti”,– Gjermania dhe SHBA-ja në koordinim të ngushtë për tensionet mes Kosovës e Serbisë

14:13 | 1 Tetor 2023
E.H

Ambasadori gjerman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andreas Michaelis, ka thënë se Gjermania dhe SHBA-ja kanë një koordinim shumë të ngushtë ditëve të fundit pas ngjarjeve të Kosovë.

Me anë të në postimi në platformën ‘X’, Michaelis ka potencuar se Kosova dhe Serbia janë fuqi baruti në Evropë.

Këto deklarime i bëri ambasadori gjerman pas vendosjes së trupave serbe me Kosovën.

“Kosova/Serbia është një tjetër fuçi baruti në Evropë. Duhet të merret seriozisht rreziku. Koordinim shumë i ngushtë mes Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit. Absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë tani”, shkroi Michaelis./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme