Ish komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.
Geci ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën.
Ai ka thënë se në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues; njëri austriak dhe tjetri italian për t’ia dorëzuar ftesën, mirëpo meqë Geci nuk ka qenë aty, ata janë kthyer pa e lënë ftesën.
Po ashtu, Gjykata Speciale në Hagë, ka ftuar këtë të mërkurë, edhe Brahim Mehmetaj për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Prishtinë, njëherësh drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.
“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të Gjykatës Speciale ma solli ftesën për në Hagë. Punë e madhe….. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit!
Do t’i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu që kjo gjykate është e padrejte dhe e njëanshme. Krimet në Kosovë i kanë kryer serbët dhe Serbia dha ata janë kriminelë e jo ne, çlirimtarët që ishim të detyruar të bënim lufte mbrojtëse dhe çlirimtare. UÇK përjetë e mot”, ka shkruar Mehmetaj.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...