Google ADS

Ftohen edhe dy ish pjesëtarë të UÇK-së nga Gjykata Speciale

13:15 | 15 Nëntor 2019
Arbresh.info

Gjykata Speciale po vazhdon me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës në Kosovë.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, përmes facebookut ka njoftuar se janë ftuar Sejdi Berisha e Nevzat Kryeziu.

“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtrikut dhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtrikut”, shkruan Gucati.

Specialja kohët e fundit ka intensifikuar thirrjet për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, interesimi më i madh i prokurorëve të Dhomave të Specializuara ndërlidhet me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme