Google ADS

Ftesë nga FSK për ushtarët që të bëhen pjesë e Operacioneve Speciale

09:52 | 15 Shkurt 2023
E.H

Forcat e Sigurisë së Kosovës fton të gjithë vajzat dhe djemtë që të bëhen pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së.

FSK përmes një njoftimi për media bënë të ditur se mund të marrin pjesë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1).

“Gjatë këtij muaji Operacionet Speciale të FSK do të zhvillojnë procesin selektues i cili përzgjedh vajzat e djemtë e FSK që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes. Në këtë proces i cili është i ndërtuar sipas standardeve më të larta ushtarake, mund të marrin pjesë të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1). Pas këtij procesi, ushtarakët e përzgjedhur kanë mundësinë të vazhdojnë Kursin Bazë të Forcave Speciale në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Për të qenë pjesë e Operacioneve Speciale sipas FSK-së duhet me qenë i motivuar, me guxim të palëkundur, aftësi bashkëpunuese dhe menaxhues i situatave me presin të lartë.

“Tregoni potencialin tuaj dhe bëhuni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së. Të qenurit Operator Special nënkupton qe duhet të jesh i motivuar, me guxim të palëkundur, të kesh aftësi bashkëpunuese dhe të menaxhoni në situatat me presion të lartë. Pjesëtarët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për trajnime në fusha të ndryshme me partnerët tanë lokal dhe ndërkombëtar duke shkëmbyer përvoja dhe shkathtësi në mënyrë që vendi ynë të gëzojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.

“Zhvillimi i karrierës suaj është në dorën tuaj. Shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale krah për krah me njësinë elitare të FSK-së”, njofton FSK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme