Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për dialogun dhe të ardhmen e tij politike.
Limaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë mbështetjen e Amerikës kur vjen në pyetje kërkesa për dialog.
Ai ka thënë se Kurti pavarësisht raporteve personale me Thaçin ai në kuadër të institucioneve duhet të bashkëpunojë.
I pari i NISMA-s ka thënë se Kosova duhet të ketë opsionet e veta në tryezë pasi sipas tij opsionet e të tjerëve nuk mund të ndalen.
“Ato mund të refuzohen por ne nuk mund t’i ndalim të paraqiten në tavolinë”.
I pyetur për ftesën që ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Ismail Syla i ka bërë Limajt për t’u rikthyer në PDK, Limaj ka thënë se atë aktivitet e ka përfunduar para gjashtë vitesh.
“Është një pjesë e mbyllur e jetës sime politike dhe fillimi i një jetë të re. Kanë kaluar gjashtë vite dhe gjërat kanë lëvizur”.
Limaj thotë se bashkëpunimet si partnerë në pozita të ndryshme nuk i kemi përjashtuar asnjëherë edhe për të ardhmen.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel