Ftesa e Osmanit për zgjedhjet, PDK-ja e konfirmon pjesëmarrjen

15:09 | 27 Korrik 2024
E.K

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve.

Në një konferencë për medie, Çitaku ka thënë se kjo ftesë nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

Ajo ka thënë se kjo ftesë ndërlidhet me zgjedhjet e rregullta.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht që ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim në një takim të tillë. Ju e dini mirë që PDK-ja që nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme por me përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta dhe ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje dhe datës e preferuar do ta themi aty”, ka thënë Çitaku./eo

LEXO EDHE:

Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Pas AAK-së edhe LDK-ja pranon ftesën e presidentes për diskutimin e datës së zgjedhjeve parlamentare

Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Të ngjashme