Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, nuk po pajtohet me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që ndër masat e ndërmarra kundër koronavirusit të lirohen njëri nga prindërit, e që kjo masë nuk vlen edhe për punëtorët shëndetësorë.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes koronavirus Covid-19 në përputhje me nenin 1 të këtij vendimi me të cilin ndërpritet procesi edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private nga data 12 Mars 2020 deri me 27 Mars 2020, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna(kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).
“FSSHK shpreh brengën njerëzore për punëtorët shëndetësor të cilët janë bashkëshort dhe të punësuar në institucione shëndetësore e numri I tyre në bazë të hulumtimit nga FSSHK është rreth 37%, duke kërkuar që për të njëjtit të kihet parasysh situata sepse janë prindër të fëmijëve të cilëve iu duhet përkujdesje andaj kërkojmë që të zbatohet vendimi për njërin prind, apo në rastin e mundur të bëhet riorganizimin i punës në mënyrë që njëri prind të kujdeset për fëmijët e tyre.
Punëtorët shëndetësor gjithmonë janë treguar të gatshëm, profesional, efektiv në respektimin e vendimeve madhore e sidomos në raste të tilla kur vendi ynë por edhe mbarë globi po përballet me Pandeminë e shkaktuar nga Corona Virus Covid-19,por masat përjashtuese nuk mund të vijnë në shprehje kur kemi të bëjmë me kujdesin ndaj fëmijëve tanë”, thuhet në reagim.
FSSHK ka ftuar Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësinë, të gjitha institucionet shëndetësor që të trajtojnë me seriozitet dhe të jenë të arsyeshëm në rastet e tilla.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë