Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë thirrje që në rishikimin e buxhetit të përfshihet edhe pagesat e shtesave për punëtorët shëndetësor.
FSSHK ka paralajmëruar masa sindikale nëse kërkesat e tyre nuk plotësohet.
Komunikata e plotë:
Pasi që janë bërë disa muaj që nuk kemi marr përgjigje për kërkesat e adresuar tek të gjitha instancat shtetërore relevante në lidhje me pagesën e shtesave në pagë për punëtorët shëndetësor,Kryesia e FSSHK-së bën këtë kërkesë publike.
Kur jemi para miratimit në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 kërkojmë edhe njëherë që të përfshihet pagesa e shtesës në pagë për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.
Ne sot si Kryesi jemi marr vesh që nëse nuk miratohet kërkesa jonë për shtesat në pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht situatës epidemiologjike në Shtator do të ndërmarrim veprime radikale sindikale.
FSSHK ju rikujton,mos tentoni të manipuloni por zbatoni Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu po ju njoftojmë se sot për këtë çështje i jemi drejtuar me kërkesë Kryetarit të Komisionit Parlamentar për buxhet,punë dhe transfere Z. Armend Muja, Kryetarit të Parlamentit Z.Glauk Konjufca si dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Znj.Fatmire Kollçaku./arbresh.info/
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës