Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nëse deri më 20 dhjetor nuk ftohen për të diskutuar në lidhje me Projektligjin e Pagave nga ana e ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, atëherë me datën 21 dhjetor do të mbajnë grevë të përgjithshme.
“Këshilli Drejtues i FSSHK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021, ka vendosur unanimisht që t’i hapë rrugë dialogut social, duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucionalë sikurse ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, me të vetmen kërkesë, diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave”.
“Këshilli Drejtues i FSSHK-së mirëpret nga të lartëpërmendurit zhvillimin e takimeve, më së largu deri të hënën, me datë 20.12.2021, nëse nuk do të realizohet asnjë takim deri me këtë datë, Këshilli Qendror Grevist është autorizuar nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së që me datë 21.12.2021, e martë, të mbajë grevë të përgjithshme 24 (njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore”.
“Këshilli Drejtues i FSSHK-së është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësorë, por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësorë, andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë krucial për vazhdimin e veprimeve sindikale”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së, transmeton Klankosova.tv.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...