Këshilli Drejtues i Federatës së Sidikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka diskutuar vetëm për një pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i vlerës së koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro”, në të cilën anëtarët respektivisht Kryetarët e Shoqatave Sindikale kanë dhënë kontributin e tyre me shprehjen e qëndrimeve në lidhje me këtë çështje.
“Ligji për paga në sektorin publik është njëri nga Ligjet me rëndësi jetike për punëtorët shëndetësor respektivisht për anëtarësinë tonë të gjerë, FSSHK që nga fillimi ka përcjellur me vëmendje të gjitha hapat në të cilat ka kaluar ky Ligj për të cilin edhe ka deponuar vërejtjet dhe sugjerimet brenda afatit ligjor”, thuhet në komunikatën për media.
FSSHK njofton se ka disa kërkesa për Qeverinë.
“Duke i pasur parasysh pohimet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vlerën e koeficientit dhe kërkesave të vazhdueshme të FSSHK-së për trajtim të sektorit të shëndetësisë gjegjësisht punëtorëve shëndetësor me prioritet, anëtarët e Këshillit Drejtues pas diskutimeve të tyre personale por edhe të marrur nga baza deleguese e tyre kanë dhënë këto:
KONKLUZIONET E KËSHILLIT DREJTUES TË FSSHK
1. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës;
2. FSSHK kërkon që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale;
3. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur;
4. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës miratimin e shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës si dhe
5. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bëj publike koeficientët për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore”, thuhet tutje në komunikatën për media.
Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...