FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Kosovë

10:27 | 16 Maj 2024
K.B

Në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës del institucioni më i besueshëm në Kosovë. Në këtë sondazh qytetarët e Republikës së Kosovës janë përgjigjur që kanë besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas këtij sondazhi, Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon besueshmërinë më të madhe nga të gjitha ushtritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh falënderimin ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës për besimin dhe vlerësimin ndaj FSK-së. Gjithashtu, falënderon personelin e FSK-së për kontributin e dhënë për këtë arritje kolektive.

Gjeneral Jashari thekson se besimi i popullit duhet të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme