Google ADS

FSK, viziton familjen Jashari

09:56 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Dje u raportua se familja e Adem Jasharit nuk do të hapë dyert për mysafirë. Por sot dera e kullës së Jasharëve u hap.

Të parët që u pritën në kullën e tyre janë krerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ministri Haki Demolli.

Demolli së bashku me komandantin e FSK-së Rrahman Rama pasi bënë homazhe te varrezat shkuan në odën e familjes Jashari ku u pritën nga Murat Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme