FSK trajnon pjesëtarët e saj në realizimin e misionit dhe detyrave

15:59 | 26 Nëntor 2021
S D

FSK-ja në vazhdimësi është duke trajnuar pjesëtarët e saj që të jenë sa më të përgatitur në realizimin e misionit dhe detyrave, transmeton arbresh.info.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) mision të  saj ka arsimimin dhe ngritjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të saj.

Me këtë qëllim KDS-ja organizon dhe përgatit trajnime të vazhdueshme për pjesëtarët e saj që të jenë sa më të gatshëm në realizimin e misionit dhe detyrave ushtarake.

Në procesin e trajnimeve dhe avancimeve profesionale  të pjesëtarëve të FSK-së sot,  në  kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj përfunduan trajnimet “Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 07/2021”  që fokusohet në katër kompetenca të përbashkëta të nënoficerit siç janë: gatishmëria, udhëheqja, menaxhimi i trajnimit  dhe taktikat luftarake, si  dhe  “Kursi i  Logjistikës dhe Furnizimit” që objektiv kryesor ka dhënien e njohurive për funksionimin e mbështetjes me furnizim.

Kursantët që ishin pjesë e këtyre trajnimeve  u certifikuan sot me ceremoni të veçanta ku të pranishëm ishin oficerë  dhe nënoficerë  të KDS-së dhe përfaqësues të njësive të FSK-së, të cilët vlerësuan lartë gatishmërinë dhe interesimin e treguar gjatë këtyre javëve të trajnimit./abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme