Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve operacionale në fushën e komunikimit Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”.
Siç njofton FSK-ja, qëllim i këtij ushtrimi është testimi i kapaciteteve të komunikimit të të gjitha njësive në nivel operacional dhe taktik për ofrimin e komandim-kontrollit në mbështetje të operacioneve luftarake, mbështetjes me shërbime përmes rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë informative.
“Përveç ngritjes, modernizimit dhe ofrimit te shërbimeve te C4I , është testuar edhe qëndrueshmëria e rrjeteve/sistemeve dhe monitorimi nga Qendrat Komanduese”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...