Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) si çdoherë, në secilën situatë emergjente është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, të realizoj detyrën ligjore.
FSK-ja deri më tani u bë shpresë e madhe për Shqipërinë e Turqinë duke ndihmuar në situata emergjente.
Ushtarët e FSK-së që nga viti 2010 e deri më tani kanë marrë pjesë në gjashtë misione të ndryshme.
Kështu thonë për “Arbresh.info”, nga Ministria e Mbrojtjes.
E, aktualisht sytë e shpresa për popullin turk janë edhe ushtarët e FSK-së, shkak tërmeti që goditi Turqinë me magnitudë 7.8 rihter, se sa të gjallë u nxorën deri tani nga ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi ku në mesin e tyre ishte edhe një fëmijë dy vjeç.
Intervenimi i parë i FSK-së ka qenë në vitin 2010, kur ekipet e Kërkim Shpëtimit ne ujëra, intervenuan pas Përmbytjeve ne Shkodër.
Me pas në vitin 2015 ekipet e kërkim shpëtimit në ujera, intervenuan në shkarkim të ujit me pompa ne Durrës.
Tri vjet më pas u bë vendosja e urës në Korçë nga Regjimenti i Xhenios.
Sfidën më të madhe pjesëtarët e FSK-së e patën në vitin 2019. Ekipet e kërkim shpëtimit intervenuan pas Tërmetit në Tiranë. Ata gërmuan nën objektet e rrënuara për të nxjerrë trupat që kishin mbetur të ngujuar.
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ishte 6.4 rihter ku mori jetën e 51 personave dhe u plagosën qindra të tjerë.
Viti 2021 i gjeti ekipet duke intervenuar ne Kalimash.
“2010 Ekipet e kërkim shpëtimit ne ujera intervenim pas përmbytjeje ne Shkodër. Viti 2015 ekipet e kërkim shpëtimit ne ujera intervenim shkarkim i ujit me pompa ne Durrës. Viti 2018 vendosja e urës ne Korçe nga Regjimenti i Xhenios. Viti 2019 ekipet e kërkim shpëtimit intervenim pas tërmetit në Tiranë. Viti 2021 ekipet e zjarrfikëseve intervenim në Kalimash. Viti 2023 ekipet e kërkim shpëtimit intervenim pas tërmeti në Turqi”, thuhet në përgjigjën e ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ministria e Mbrojtjes tutje thonë se FSK është partner i fuqishëm dhe i besueshëm për të vepruar në çfarëdo situate.
“Secili misioni i shpëtimit ka qëllimin e njëjtë kërkimin dhe shpëtimin e jetëve. FSK është partner i fuqishëm dhe i besueshëm për të vepruar ne çfarëdo situate, partnerët tanë e kanë fituar besimin, për shkak te angazhimeve dhe përkushtimit, operacioneve të përbashkëta dhe transparencës”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë së Mbrojtjes.
Përveç kësaj, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë edhe në misione tjera jashtë vendit.
Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...