Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore ‘Ushtari më i mirë i FSK-së’ dhe të garës ndërkombëtare ‘Ushtari më i mirë ndërkombëtar’.
Aktiviteti mbahet sot në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale të Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Në garën ‘Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017’ kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë.
Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare ‘Ushtari më i mirë për vitin 2017’, që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...