FSK shkatërron bombën 907 kg

09:23 | 31 Dhjetor 2021
V. S.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Mendarë.

Postimi i plotë:

Operacion i suksesshëm i shkatërrimit të bombës 907 kg

Ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës  së Kosovës.

Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte  shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret  në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.

Kompania e Deminimit e FSK-së është e përkushtuar të punoi për të krijuar një ambienti të sigurte për të gjithë qytetarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme