Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mire 2024” po afron nga fundi ka mbet edhe një ditë për kandidatët për të arritur qëllimin dhe të marrin medaljen e më të mirit.
Sipas njoftimit, ata sot janë sfiduar në disiplina si: testi fizik, navigimi tokësorë dhe shkathtësitë në gjuajtje me armë, dita ishte e gjatë me aktivitetet por vendosmëria, disiplina dhe përkushtimi ishin në nivelin më të lartë, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë qëndrimit në Kosovë garuesit nga 8 shtete partnere: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e veriut, Mali i zi, Jordania, Kanada dhe Latvia, po shkëmbejnë përvojat e tyre në mes vete, dhe patën mundësin të bëjnë një vizitë kulturore në Kosovë duke parë vendet historike dhe njohur Kosovën për nga afër.”, thuhet në njoftim.
“Ju dëshirojmë suksese të gjithë garuesve!”, thuhet tutje./Arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...