Forca e Sigurisë së Kosovës, tashmë ka mandat ushtarak. Por, pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës, ende nuk e kanë një organ që do t’i mbrojë të drejtat e tyre.
E për të bërë këtë gjë, Ligji për shërbim në Forcën e Sigurisë, ka paraparë themelimin e një mekanizmi të veçantë, raporton T7.
Ndërkohë, tani Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrej të FSK-së, tani ka nis hartimin e bazës ligjore, për të themeluar një mekanizëm të tillë.
Haxhi Shala, kreu i Komsionit, tregon se nga ku është marrë ky model. Ndërkohë, rolin e këtij mekanizmi brenda ushtrisë, e shpjegon ish komandanti i FSK-së, Gjenerali Kadri Kastrati.
Megjithatë, Kastrati e sheh si të panevojshëm krijimin e këtij organi.
Në fund, Kastrati thotë se këtë rol mund ta kryej edhe ombduspersoni në Kosovë, dhe se brenda FSK-së janë zyrat ligjore që i mbrojnë të drejtat e personelit.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda