Google ADS

FSK-së i shtohen nënoficerët e certifikuar

11:56 | 13 Dhjetor 2022
A. B.

Të tjerë oficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s, i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj, ka shprehur mirënjohje të lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Shtohen radhët e forcave tona me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s. Mirënjohje e lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe stafit të saj! Vazhdojmë me bashkëpunimin vëllazëror dhe sukseset e përbashkëta! Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme