Qendra për Studime Universitare e FSK-së, sot ka mbajtur ceremoninë e diplomimit të kadetëve të gjeneratës së 2017-të.
Në këtë ceremoni kanë diplomuar 9 kadetë të cilët dhe morën gradën e nëntogerit, transmeton Klan Kosova.
Këta togerë nga sot, do t’i bashkohen radhëve të FSK-së derisa Komandati i kësaj force Rrahman Rama u tha të sapodiplomuarve se kanë kaluar sfida të mëdha që tashmë t’i shërbejnë vendit por sipas tij ky është vetëm fillimi.
Në këtë ceremony të diplomimit të 9 kadetëve të QSU-së, i pranishëm ishte edhe ministry në detyrë i FSK-së, Haki Demolli, i cili tha se kjo ditë është mjaft e rëndësishme pasi këta kadetë sipas tij kurorëzuan punën e tyre të gjatë duke bërë realizim ëndrre, transmeton Klan Kosova.
Kjo ceremoni e diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, nuk kaloi pa prezencën e komandatit të KFOR-it në Kosovë, Giovanni Fungo, drejtor i NALT, Dietmar Mosman dhe zëvëndës drejtori i NALT, Mark Theobalt. Të pranishëm në përcjelljen e kësaj ngjarje ishin dhe ambasadorë, stafi i lartë i MFSK/FSK, familjarët e kadetëve, si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?